Biberaj: Në Tiranë po zhduken monumentet e kulturës, do vijnë serbët e do na thonë ju keni ardhur nga mali

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për Ora News, Aleksandër Biberaj ish deputeti i PD-së tregoi një bisedë me ish kryeministrin e kohës Aleksandër Meksi kur në Tiranë nisi lulëzimi i kioskave.

Pas një mbledhje të KRRTSh-së kur isha ftuar si përfaqësues i Telekom, duke pasur raporte konfidenciale, e pyes: Zoti kryeministër pse po lë kioskat se po prishet Tirana.

Përgjigjja e tij ishte e sinqertë: Aleksandër qytetarët janë pa bukë, në këto kushte kur nuk i ofroj mundësi punësimi dhe mundësitë e emigracionit janë të kufizuara sepse nuk mund të lëviznim në Europë pa viza ishte një mundësi që disa familje të ushqeheshin e disa të punonin”, tha Biberaj.

Por deri në 1997 asnjë kioskë nuk ka qenë me leje të përhershme por me leje provizore. Shkatërrimi urban nisi në 1998. Ka qenë një ligj për ndërtimet urbane që nuk e shkeli as Mbretëria as Diktatura sipas të cilit nga rruga nacionale deri në vijën bregdetare nuk do të kishte asnjë ndërtim, vetëm shërbime ambulante. 

Në 1998 kur erdhën të babëziturit e revolucionit proletar në pushtet shikoni cfarë i kanë bërë bregdetit dhe Tiranës.

Shikoni tani si është bërë Tirana, po i zihet fryma. Sot është shkatërruar gjithçka. Autorët e shkatërrimit janë Edi Rama e Erion Veliaj. Sot ka me mijëra leje ndërtimi.

Në Tiranë nuk po mbetet asnjë metër katror, po zhduket trashëgimia kulturore, monumentet e kulturës dhe pastaj do vijnë serbët e do na thonë që ju keni ardhur nga mali, ndërkohë që ne jemi ilirët. I fundit ishte shkatërrimi i teatrit, një ndërtesë 100 vjeçare që nuk i prishte punë askujt, u prish nga kapuçët e zinj”, tha ai.

Biberaj shoqërisht dhe miqësisht i bën thirrje Ramës të largohet

Unë e shoh të lodhur, pa alternativë dhe komplet të coroditur. Shoqërisht  dhe miqësisht i bëj thirrje të rishikojë qëndrimin e tij në atë pozicion. Do të ishte më mirë një mbyllje karrierë mesadopak nder, sesa të çojë deri në fund gjërat negative që po i bën këtij kombi sepse ato do të kenë kosto patjetër për të dhe për shqiptarët.

Share This Article