Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit izraelit që të sigurojë lirimin e pengjeve përpara nisjes së operacionit tokësor në Gaza.
Biden tha në mënyrë të prerë se ai nuk kishte kërkuar garanci nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu se ai do të ndalonte në një operacion tokësor derisa pengjet mbeten në paraburgim.
“Ajo që i kam thënë atij është se nëse është e mundur që këta njerëz të largohen të sigurt, kjo është ajo që ai duhet të bëjë. Është vendimi i tyre, por unë nuk e kërkova. Natyrisht, ata janë në rrezik. Çështja është nëse ka apo jo ndonjë mënyrë për t’i nxjerrë ata jashtë. Nëse mund t’i nxjerrim, duhet t’i nxjerrim”, u shpreh Biden.
Sipas presidentit amerikan, ai nuk ka besim në shifrat e vdekjeve të civilëve të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi, por tha se ishte e domosdoshme që Izraeli të fokusohej në shënjestrimin e liderëve të Hamasit ndërsa vendi u përgjigjet sulmeve terroriste të këtij muaji.
“Nuk e kam idenë se palestinezët po thonë të vërtetën se sa njerëz janë vrarë. Jam i sigurt se të pafajshëm janë vrarë dhe ky është një çmim i zhvillimit të luftës.
Izraeli duhet të jetë i kujdesshëm për të qenë i sigurt se ata janë duke u fokusuar në ndjekjen e njerëzve që po propagandojnë këtë luftë kundër Izraelit.
Është kundër interesave të tyre kur kjo nuk ndodh. Por unë nuk kam besim në numrin që palestinezët po përdorin”, theksoi Biden.