ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 4 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 4 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Biden dhe Harris zotohen se do të luftojnë racizmin

albnews by albnews
20 March, 2021
in Bota
0
Biden dhe Harris zotohen se do të luftojnë racizmin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentja, Kamala Harris, dënuan racizmin derisa ngushëlluan banorët e Atlantës, disa ditë pasi një person i armatosur vrau tetë njerëz – gjashtë prej tyre gra aziatike – në tri qendra të masazhit.

“Ne duhet të flasim, duhet të veprojmë”, tha presidenti Biden, derisa iu bëri thirrje amerikanëve “të luftojnë këtë ringjallje të ksenofobisë”. Ai këto komente i bëri pas diskutimeve me komunitetin aziatiko-amerikan në shtetin e Xhorxhias.

RelatedPosts

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit

SHBA shqyrton mundësinë e ndërtimit të një baze për 10 mijë trupa në Gaza

Biden tha se kishte pasur një “rritje” ngacmimesh dhe dhunës ndaj aziatikëve. Ai nuk e përmendi ish-presidentin, Donald Trump, por tha se amerikanët “po mësojnë përsëri atë që kemi e kemi ditur gjithmonë: fjalët kanë pasoja. Bëhet fjalë për koronavirusin, pikë”. Ish-presidenti Trump shpesh kritikohej për deklaratat e tij të vazhdueshme, në të cilat e quante koronavirusin e ri si “virusi i Kinës”.

Vrasjet e fundit kanë intensifikuar debatin për racën, gjininë, migrantët në Shtetet e Bashkuara. Organet e sigurisë thonë se vrasësi i dyshuar, i identifikuar si 21-vjeçari, Robert Aaron Long, nuk duket se ka synuar gratë sepse ato ishin aziatike, por hetuesit nuk kanë përjashtuar edhe aspektin racor. Long u tha hetuesve se një varësi nga seksi e motivoi atë për të kryer dhunën.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve(FBI) Chris Wray tha në një intervistë me radion NPR, më 19 mars, se motivi i personit të armatosur ende nuk është i qartë.

Zëvëndëspresidentja, Kamala Harris tha se derisa motivi vazhdon të hetohet, është e qartë se gjashtë nga tetë të vrarët ishin me origjinë aziatike dhe shtatë prej tyre ishin gra. “Racizmi është i vërtetë në Amerikë. Dhe ka qenë gjithmonë. Ksenofobia është e vërtetë në Amerikë, dhe gjithmonë ka qenë. Seksizmi, gjithashtu”, tha ajo.

“Presidenti dhe unë nuk do të heshtim. Ne gjithmonë do të flasim kundër dhunës, krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, kudo dhe kurdo që ajo të ndodhë”, tha Harris.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result