Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dhe Johnson zhvilluan një bisedë telefonike ku biseduan për zhvillimet në Afganistan.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, u dakorduan që javën e ardhshme të zhvillohet nëpërmjet internetit samiti i G7 për të vlerësuar situatën e fundit në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dhe Johnson zhvilluan një bisedë telefonike ku biseduan për zhvillimet në Afganistan.
Biden dhe Johnson biseduan çështjen e evakuimit në mënyrë të sigurt të shtetasve amerikanë, britanikë dhe të vendeve të tjera nga Afganistani, si dhe ranë dakord që të jenë në koordinim të afërt lidhur me procesin.
Gjithashtu Biden dhe Johnson u dakorduan që javën e ardhshme të organizohet nëpërmjet internetit një samit i G7 për të diskutuar për strategjitë e mëpasshme lidhur me Afganistanin.
Procesi i dominimit të talebanëve në vend
Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.
Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.
Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan.
Duke rrethuar kryeqytetin Kabul, talebanët morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.