Biden dhe Johnson pajtohen për politikë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, janë marrë vesh që të krijojnë politikë të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në letrën që ka pranuar Biden me urimin për zgjedhjen president nga ana e Johnson, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Ndër prioritet e përbashkëta ata kanë diskutuar edhe për përmbajtjen nga Covid-19 dhe promovimin e një sigurie botërore të shëndetit; ndjekja e një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike; luftimi i ndryshimeve klimatike, fuqizimi i demokracisë dhe puna e përbashkët në tema sikur ajo e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainë”, thuhet në letër.

Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së dhe si e tillë krijon politikat e jashtme të përbashkëta e vetme dhe jo në bashkëpunim me BE-në. 

Share This Article