Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas lajmit për diagnostikimin me kancer të prostatës të ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka reaguar edhe kreu i shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Në një postim në rrjetet socale, ai i uron ish-rivalit të tij shërim të shpejtë.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar nga diagnoza e fundit mjekësore e Joe Biden. Mendimet tona të sinqerta shkojnë për Jill dhe familjen, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që i është përhapur edhe në kocka, njoftoi zyra e tij të dielën. Biden, i cili la detyrën në janar, u diagnostikua të premten pasi u vizitua te një mjek javën e kaluar për simptoma urinare.

Kanceri është një formë më agresive e sëmundjes, e karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 nga 10. Kjo do të thotë që sëmundja e tij klasifikohet si “e gradës së lartë” dhe qelizat kancerogjene mund të përhapen shpejt.

“Edhe pse kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes , kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve , gjë që lejon një menaxhim efektiv”, tha zyra e tij.

Ndërkohë Biden dhe familja e tij po vlerësojnë mundësitë e trajtimit me mjekët e tij.

Share This Article