Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA-ja është në rrugën e duhur për të kryer 100 milion vaksina për amerikanët në 60 ditët e para në detyrë.
“Kur mora detyrën… unë thashë se do të kryeja 100 milionë vakina në krahët e njerëzve në 100 ditët e para në zyrë”, tha Biden në fjalimin e tij të parë për të përkujtuar një vit nga pandemia.
“Ne jemi në të vërtetë në rrugën e duhur për ta arritur këtë në ditën time të 60-të në detyrë. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka bërë”, tha ai.
Presidenti shprehu shpresën se familjet mund të festojnë Ditën e Pavarësisë më 4 korrik në grupe të vogla.
Biden, i cili ka është në detyrë për gati dy muaj, ka bërë vaksinimin përparësinë e tij kryesore ndaj krizës së koronavirusit të vendit, e cila ka shkaktuar deri tani 530 000 viktima.