ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor 6 hours ago
Armando Broja e bën “sefte”, shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja 8 hours ago
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 13 hours ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 13 hours ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Biden: Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve

albnews by albnews
20 January, 2021
in Bota
0
Biden: Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i ri i betuar, Joe Biden theksoi në fjalimin e tij përurues se “demokracia fitoi”, duke përshëndetur një ditë “shprese” për Amerikën.

“Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është respektuar”, deklaroi ai disa minuta pasi bëri betimin për t’u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së, duke i bërë thirrje Amerikës për “unitet”.

RelatedPosts

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

“Kjo është dita e Amerikës, demokracisë, e ripërtëritjes. Ne shohim fitoren e një kauze, të demokracisë. Vullneti i njerëzve është respektuar. Demokracia është e çmuar. Demokracia mbizotëroi”, deklaroi ai.

“Në këtë tokë të shenjtë ku disa ditë më parë disa njerëz dëshironin të lëkundnin themelet e demokracisë, ne patëm sukses në kryerjen e këtij transferimi të pushtetit, në një mënyrë të guximshme, optimiste”, theksoi Biden në fjalimin e tij.

“Historia Amerikane nuk varet nga askush prej nesh, por nga të gjithë ne, nga njerëzit, të cilët kërkojnë një bashkim më të përsosur. Ne jemi njerëz të mirë, përmes stuhive, përmes luftës, kemi ecur përpara. Sepse kemi shumë për të bërë. Ka shumë gjëra për të rregulluar, restauruar, shumë për të fituar”, shtoi Biden.

“Disa njerëz kanë pasur sfida më të vështira se kjo kohë që po jetojmë. Ky virus ka marrë po aq shumë jetë në një vit sa ne kemi humbur në Luftën e Dytë Botërore”, shtoi ai.

Joe Biden gjithashtu bëri thirrje për një lutje për ata që kanë humbur jetën.

“Ëndrra për drejtësi për të gjithë nuk do të vonohet më. Ne duhet të rivendosim sigurinë e Amerikës. Duhen shumë më shumë se fjalët. Duhet unitet. Këtu në Capitol Hill gjithë shpirti im është atje. Sot, gjithë shpirti im është aty. Ne duhet ta kthejmë Amerikën përsëri, të bashkojmë njerëzit, të bashkojmë Kombin tonë dhe unë kërkoj nga të gjithë Amerikanët që të bashkohen me mua në këtë kauzë”, theksoi Biden.

“Për të luftuar kundër armiqve, zemërimit, ekstremizmit, dhunës, sëmundjeve, papunësisë, pandëshkueshmërisë. Ne mund të bëjmë gjëra të rëndësishme, të ndreqim gabimet, të edukojmë fëmijët tanë në shkolla të sigurta, të rindërtojmë klasën e mesme , ne mund të rindërtojmë drejtësinë shoqërore”, shtoi Biden në fjalimin e tij.

“E di që të flasësh për unitetin mund të duket si një fantazi e çmendur. Forcat që na ndajnë nuk janë të reja (Por) ne kemi kapërcyer krizën, papunësinë, 11 shtatorin. Përmes unitetit. Historia tregon rrugën e unitetit. Ne mund ta shohim njëri-tjetrin si fqinjë. Pa unitet nuk ka paqe, nuk ka progres, vetëm tërbim, lodhje, nuk ka komb, vetëm kaos. Ky është momenti ynë historik i krizës. Ne duhet ta jetojmë këtë moment si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kurrë nuk kemi dështuar në Amerikë. Tani për tani, në këtë vend, le të fillojmë përsëri, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë respekt për njëri-tjetrin”, vijon fjalimin Biden.

“Mosmarrëveshja nuk duhet të na çojë në përçarje. Unë do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve. Ne duhet të bëjmë më mirë”, theksoi Biden, duke bërë thirrje për të hedhur poshtë një kulturë ku faktet manipulohen dhe madje shpiken.

“Bota po na shikon sot. Këtu është mesazhi im për ata përtej kufijve tanë: Amerika është provuar dhe ne kemi dalë më të fortë. Ne do të rindërtojmë aleancat tona, për t’u përballur me sfidat e nesërme. Ne do të jemi një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë

“Unë do të jap gjithçka. Unë nuk do të mendoj për pushtet, por për personalitete, në mënyrë që të gjithë ne të mund të shkruajmë historinë e Amerikës, një histori dashurie, dinjiteti, madhështie. Ne duhet t’i përgjigjemi këtij momenti të shpresës dhe drejtësisë. Kjo shpresë nuk ka vdekur dhe Amerika do të jetë sërish e shkëlqyeshme në të gjithë botën. Mbështetur nga besimi, nga bindja, Zoti e bekoftë Amerikën”,përfundoi fjalimin e tij Joe Biden./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

20 December, 2025
Armando Broja e bën “sefte”, shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja

Armando Broja e bën “sefte”, shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja

20 December, 2025
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result