GJENEVË, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi sot se atmosfera e samitit me homologun rus, Vladimir Putin ishte pozitive, por siguroi see kishte paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje në zgjedhjet amerikane.
“I kam thënë qartë se ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje për shkelje të sovranitetit tonë demokratik apo destabilizim të zgjedhjeve tona demokratike dhe se ne do të përgjigjemi”, deklaroi Biden gjatë një konference shtypi në përfundim të takimit me Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu amerikan, Biden ranë dakord sot në Gjenevë për rikthimin e ambasadorëve të tyre respektiv.
Marrëdhëniet diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit u përkeqësuan menjëherë që prej marrjes së funksionit të Biden në janar, i cili kritikon Rusinë për sulmet e shumta kibernetike dhe ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA.
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk kërkon një Luftë të Ftohtë me SHBA-në”, theksoi sot presidenti amerikan, Joe Biden, në përfundim të takimit me homologun rus, në Gjenevë.
Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se takimi i parë me homologun amerikan, Joe Biden në Gjenevë kishte qenë konstruktiv, në sfondin e tensioneve dypalëshe.
“Nuk kishte asnjë armiqësi”, theksoi ai në një konferencë shtypi duke shtuar se për shumë çështje vlerësimet tona ndryshojnë, por të dy palët kanë treguar një dëshirë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të kërkuar mjetet për afrimin e qëndrimeve.
Samiti i parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Poutine ka qenë më i shkurtër nga sa ishte parashikuar dhe përfundoi në orën 17:05 (15:05 GMT), njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Shpresoj që takimi ynë do të jetë produktiv”, theksoi presidenti rus në fillim të takimit duke falenderuar Biden për marrjen e iniciativës për takimin.
Pavarësisht shtrëngimit të duarve, një gjest që është bërë i rrallë në mes të pandemisë COVID-19 diskutimet u njoftuan të tendosura.