Biden e quan Trumpin mashtrues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati demokrat për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur mashtrues presidentin Donald Trump.

Në fjalimin e tij gjatë fushatës në Wilmington, Biden ka thënë se presidenti thotë gjëra të cilat nuk janë të vërteta.

Këtë qëndrim Biden e ka mbështetur te mungesa e përgjigjes së presidentit në lidhje me raportimin e inteligjencës amerikane se ushtria ruse u ofroi talebanëve pagesa të majme për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Ndërkaq ka pyetur se përse presidenti i SHBA-së ka frikë nga Vladimir Putin.

Gjatë së premtes është publikuar edhe një tjetër raport, në të cilin thuhej se presidenti amerikan i ka quajtur dështakë dhe humbës të gjithë ushtarët amerikanë që janë të varrosur në Evropë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar raportimet.

Sipas raportimit të “The Atlantic”, një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes ka konfirmuar komentet e Trumpit të dhëna më 2018-n. Sipas tij, Trumpi kishte bërë këto deklarime teksa kishte refuzuar të vizitonte varrezat jashtë Parisit pas një takimi presidencial që kishte pasur më 10 nëntor të 2018-s.

Share This Article