Biden e zgjedh drejtorin e ri të CIA-s: Me të, populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, vijon ta kompletojë ekipin e tij.

CNN raporton se ai do ta nominojë William Burns si drejtor për Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës.

“Populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë me të si drejtorin e ardhshëm të CIA-s”, thotë Biden në një deklaratë.

Burns është një diplomat veteran i respektuar, i cili ka shërbyer në pozicione të ndryshme përreth botës në administratat Reagan dhe Obama.

Nëse konfirmohet, 64-vjeçari, do të bëhet lideri i parë i CIA-s në histori, eksperienca e të cilit vjen kryesisht nga Departamenti i Shtetit. Me këtë zgjedhje, Biden tenton që të rikthejë besimin tek Agjencia Qëndrore e Inteligjencës pasi pretendon se ky institucion është dëmtuar gjatë periudhës Trump.

Share This Article