Biden firmos planin e stimulit ekonomik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden firmosi sot planin e tij të stimulit ekonomik prej 1,9 trilionë dollarësh, disa orë para se të mbante një fjalim të shumëpritur mbi pandeminë dhe shpresat e lindura nga fushata aktuale e vaksinimit.

“Unë do të flas për të gjitha ngjarjet e vitit të kaluar, por dhe kjo është më e rëndësishmja, unë do të flas gjithashtu për atë që do të vijë më tej”, tha ai një ditë më parë.

“Ka arsye të vërteta për të shpresuar, unë ju premtoj”, këmbënguli Biden.

Pavarësisht kundërshtimit të republikanëve, të cilët denoncojnë shpenzime të tepruara dhe të dobësisht të synuara, demokratët, një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, miratuan të mërkurën planin prej 1,9 trilionë dollarësh, një shumë marramendëse e barabartë me PBB-në e Italisë.

Duke lavdëruar “një fitore historike për amerikanët”, Joe Biden e firmosi këtë tekst nga Zyra Ovale dhe planifikon të shtojë numrin e shteteve për të vizituar me qëllim mbrojtjen e planit të stimulit.

Share This Article