Biden fitoi shumicën e votave në Kolegjin Elektoral

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në këto zgjedhje në SHBA asgjë nuk ishte si dikur. Por Kolegji Elektoral vendosi që të konfirmojë zgjedhjen e Joe Biden si president të SHBA. Republikanët e parë të rangut të lartë po largohen nga Trumpi.

Presidenti i ardhshëm i SHBA Joe Biden fitoi me një shumicë të qartë në të ashtuquajturin Kolegji Elektoral dhe kështu çimentoi fitoren e tij ndaj presidentit aktual Donald Trump. Biden mori 306 vota në Kolegjin elektoral. Demokratit i duheshin votat e 270 vetëve nga 538 vota. Çështja tani se është bërë e qartë.

Trumpi nga ana tjetër ka fituar vetëm 232 vota. “Flaka e demokracisë është ndezur para shumë kohësh pikërisht në këtë komb”, tha Biden pas vendimit të Kolegjit. “Ndërsa ne tani e dimë që asgjë – madje as një pandemi ose abuzim i pushtetit – nuk mund ta shuajë këtë flakë.”

Electoral College

USA | Präsidentschaftswahl | Mehrheit der Wahlleute stimmt für Joe Biden

Sipas Kushtetutës, presidenti i SHBA nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, por nga zgjedhësit e përcaktuar nga vota e popullit në nivelin e shteteve federale, të cilët së bashku formojnë Kolegjin Elektoral. Kjo është edhe arsyeja pse votimi të hënën ishte kaq i rëndësishëm për procesin zgjedhor.

Fakti që Bideni 78-vjeçar fitoi zgjedhjet ka qenë i qartë që nga 7 nëntori, kur mediat kryesore amerikane publikuan të dhënat nga votimet në SHBA dhe e shpallën fitues atë. Më pas u çertifikuan edhe rezultatet e votimit.

Largimi i republikanëve nga Trumpi

Joe Biden i ka bërë thirrje presidentit aktual që të pranojë humbjen. Deri tani Trumpi nuk e ka pranuar humbjen, por ndërkohë janë shënuar edhe rastet e para të republikanëve që po ia kthejnë shpinën Trumpit. Tani do të ulemi me “Biden si president të zgjedhur”, tha senatori republikan Roy Blunt, i cili kryeson komitetin e inagurimit të presidentit të ri. Blunt ishte një nga republikanët e parë të rangut të lartë që pranoi fitoren e Bidenit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell nuk është prononcuar ende pas konfirmimit të fitores së Bidenit nga Kolegji. Ndërsa zëvendësi i tij John Thune tha para zgjedhjeve: “Sapo Kolegji të mbyllë këtë çështje, do të jetë koha që të gjithë të shohin përpara”. Senatori i Teksasit John Cornyn tha se natyra e zgjedhjeve është se ka një fitues dhe një humbës. Sapo të përfundojnë kontestimet ligjore nga Trumpi, “Joe Biden do të jetë në rrugën për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara”.

6 dhe 20 janari

USA Washington. Donald Trump

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale do të shpallen zyrtarisht në 6 Janar në Kongresin amerikan në Uashington. Biden pritet të betohet më 20 janar në Uashington. Atë ditë përfundon automatikisht edhe mandati i Trumpit, edhe nëse ai nuk e pranon humbjen. Deri tani kanë dështuar më shumë se 50 procese gjyqësore të iniciuara nga kampi i Trumpit, me pretendime për mashtrime dhe manipulime në zgjedhje. Të premten e kaluar edhe Gjykata e Lartë në Uashington e hodhi poshtë një proces gjyqësor me të cilin Trumpi synonte të përmbyste fitoren e Bidenit në katër shtete.

Ndërkohë Bidenit ia ka uruar fitoren në zgjedhje edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Share This Article