Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën për të zmbrapsur pushtimin rus.
Lajmi u konfirmua nga 2 zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të cilët shpjeguan se 20 miliardë do të përdoren për të financuar furnizimet ushtarake për Ukrainën.
“Ne nuk po sulmojmë Rusinë, por po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet. Për sa kohë që sulmet dhe mizoritë vazhdojnë, ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë Kievin. Putin nuk do të ketë kurrë sukses në pushtimin e Ukrainës”, deklaroi Biden.
Mes të tjerash, lideri amerikan kërkoi fuqi të reja në Kongres për të përdorur të ardhurat në favor të Ukrainës.
“Ne do të godasim oligarkët dhe kleptokracinë e Putinit, do të sekuestrojmë jahtet dhe vilat e oligarkëve rusë. Moska përdor energjinë si armë, ndërsa ne do të ndihmojmë aleatët. SHBA do të ndihmojë aleatët për gazin dhe naftën dhe nuk do të frikësohet nga kërcënimet nga Moska”, shtoi presidenti.