Biden: Interesante që Rusia njoftoi tërheqjen nga Khersoni pas zgjedhjeve në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se është e qartë se ushtria ruse ka “probleme reale” pasi urdhëroi të tërhiqte trupat nga qyteti ukrainas, Kherson dhe zonat përreth.

Dhe kjo sipas Bidenit veçse ishte e ditur me kohë se do të ndodhte.

“Mu duk interesante se ata pritën deri pas zgjedhjeve për të bërë atë gjykim, të cilin ne e dinim për disa kohë se do ta bënin. Dhe kjo është dëshmi e faktit se ata kanë disa probleme reale”, tha Biden, raporton Sky News.

Tutje ai tha se do të jetë edhe pjesë e G20 në Indonezi, aty ku do të mungojë presidenti rus.

“Unë do të shkoj në G20, më është thënë se Presidenti Putin nuk ka gjasa të jetë atje, por liderë të tjerë botërorë do të jenë atje në Indonezi dhe ne do të kemi një mundësi për të parë se çfarë mund të jenë hapat e ardhshëm”, përfundoi Bideni.

Kujtojmë se sot pas tërheqjes së trupave ruse nga Khersoni, u bë e ditur se në këtë qytet u vra edhe një zyrtar nga Moska.

Share This Article