Biden kërkon të bëjë elektrike gjysmën e automobilave amerikanë deri në vitin 2030

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Amerika synon që gjysma e makinave që do të shiten në vitin 2030, të jenë elektrike dhe më miqësore ndaj ambientit.

Presidenti Joe Biden firmosi të enjten dekretin që u siguron prodhuesve amerikanë të automobilëve, miliarda dollarë fonde qeveritare për të arritur objektivin politik të demokratëve.

Me urdhër presidencial do të punohet edhe për një standard të ri mbi sasinë e gazrave që  lejohet të lëshojnë mjetet e së ardhmes.

Presidenti Biden tha se në këtë kapitull të ri të shekullit të XXI, ata gjenden përballë rivalëve të fortë si Kina dhe kombeve të tjera.

“Vizioni ynë për të ardhmen po merr formë, dhe e ardhmja e industrisë automobilistike është me makina elektrike, me bateri, elektrike hibride dhe elektrike me qeliza hidrogjeni. Nuk ka kthim pas nga elektrikja. Çështja është a do jemi ne të parët apo të fundit e garës,” tha Biden.

Ekspertët thonë se investimet në teknologjinë elektrike për makinat pritet të arrijnë 330 miliardë dollarë në vitin 2030.

Tregun e lëndëve të para aktualisht e dominon Kina, ku janë përqendruar mbi 40 për qind e të gjitha makinave elektrike të botës.

SHBA-ja do që teknologjia bazë të zhvillohet brenda vendit.

“Pjesë kyç e një mjeti elektrik është bateria. Tani, 80 për qind e baterive prodhohen në Kinë. Nuk është se teknologjia kineze është më novatore se e të tjerëve. Laboratorët tona kombëtare, universitetet dhe prodhuesit amerikanë e kanë avancuar teknologjinë dhe nuk ka arsye pse mos ta rimarrim lidershipin,” tha Biden.

Share This Article