Biden: Koha t’i japim fund luftës më të gjatë të Amerikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës dhe të sjellim trupat amerikane sërish në shtëpi, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden përpara fjalimit të tij të shumëpritur për Afganistanin.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë afgane, por nuk do të qëndrojmë të angazhuar ushtarakisht në Afganistan”, pritet të deklarojë Biden, sipas ekstrakteve të fjalimit të tij të shpërndarë në shtyp.

Ai pritet, gjithashtu, të njoftojë largimin e të gjithë ushtarëve amerikanë nga Afganistani deri më 11 shtator, në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA, që provokuan edhe ndërhyrjen ushtarake amerikane.

Share This Article