Joe Biden kundërshton mundësinë që Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë të Bashkuar të jetë shef i ardhshëm i NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, ka shprehur prej kohësh interesimin për t’u bërë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, por këtë e kundërshtoi fuqishëm presidenti amerikan, raporton skynews.
Presidenti refuzoi të mbështeste Wallacen pasi Mbretëria e Bashkuar filloi të stërviste pilotët ukrainas për drejtimin e aeroplanëve luftarakë F-16 pa lejen e Shtëpisë së Bardhë.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak loboi te presidenti amerikan për të mbështetur ministrin, por burimet e The Telegraph thonë se përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar për të formuar një koalicion ndërkombëtar për F16 i dhanë fund ambicieve të sekretarit të mbrojtjes.
Mbretëria e Bashkuar nuk zotëron asnjë F16, ndërsa SHBA-ja kontrollon licencën e eksportit të aeroplanëve dhe ka qenë e kujdesshme ndaj çdo lëvizje që shihet se po përshkallëzon konfliktin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Raportohet se presidentja e Komisionit Evropian, gjermania Ursula von der Leyen është më e preferuara e liderit amerikan.
Ndryshe, Jens Stoltenbergut i është vazhduar mandati edhe për një vit në krye të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s.