Biden largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë, ja çfarë shkroi në letrën që i la Trumpit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Joe Biden la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë duke i lënë vendin presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Teksa Biden u largua nga Shtëpia e Bardhe drejt Kapitolit për inaugurimin e Trump ai tha se kishte lënë një letër për pasardhësin e tij duke respektuar traditën qindra vjeçare.

I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë se çfarë kishë shkruar në letër Biden tha: “Kjo është mes meje dhe Trump”.

Megjithëse Trump nuk i’u përmbajt traditave të ndërrimit të presidencës në vitin 2021, ai i’u përmbajt asaj të lënies së letrës për presidentin pasardhës.

Asokohe, Biden i përshkroi fjalët e letrës së Trump si “shumë bujare”.

Share This Article