Biden: Mbrojtje e përbashkët mes NATO-s dhe vendeve fqinje të Lindjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar bisedime me të ashtuquajturin Grupi i të Nëntëve, thënë ndryshe krahu lindor i Aleancës, mbi angazhimin e SHBA për sigurinë transatlantike dhe angazhimin amerikan ndaj nenit 5 të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë.

”Liderët diskutuan mbi përforcimin ushtarak rus përgjatë kufirit me Ukrainën dhe nevojën për një qëndrim të përbashkët, të gatshëm dhe të vendosur të NATO-s mbi mbrojtjen kolektive të aleatëve”, theksoi deklarata e Shtëpisë së Bardhë duke iu përmbajtur takimit të Biden me vendet fqinje të NATO-s, në lindje të Evropës.

”Angazhimi i SHBA do të vazhdojë përmes koordinimit dhe konsultimeve me të gjithë aleatët dhe partnerët oqeanike për çtensionimin e krizës përmes parandalimit, mbrojtjes dhe dialogut”, theksoi Biden.

Share This Article