Biden me rekord votash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dyshja presidenciale Joe Biden-Kamala Harris kaloi pragun e 80 milionë votave (80026721), një rekord absolut për një president të zgjedhur të SHBA-së, ndërkohë që numërimi presidencial nuk ka përfunduar plotësisht, thekson CBS.

CBS kujton se Donald Trump, me 73 890 295 vota të vlefshme, është deri tani i dyti në histori për votat e siguruara gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Mbajtësi i medaljes së bronzit, në historinë amerikane është Barack Obama, i cili gjatë mandatit të parë në 2008 arriti të marrë 69,5 milionë vota.

Transmetuesi amerikan kujton se 159 milionë amerikanë kanë votuar këtë vit, rreth 66,7% në total, një përqindje pjesëmarrjeje që nuk ishte regjistruar që prej vitit 1900.

Share This Article