Biden merr masa kundër dhunës ndaj aziatikëve në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata amerikane e presidentit, Joe Biden ka nxjerr një sërë masash të reja që i përgjigjen dhunës në rritje anti-aziatike, duke përfshirë vendosjen e 49.5 milionë dollarë në fondin e ndihmës COVID-19 për programet e komunitetit amerikan që ndihmojnë viktimat.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë në një deklaratë se Departamenti i Drejtësisë po përqendrohet gjithashtu në një numër në rritje të krimeve të urrejtjes që synojnë aziatiko-amerikanët.

“Ne nuk mund të heshtim përpara rritjes së dhunës kundër aziatiko-amerikanëve”, shkroi Biden në Twitter. “Këto sulme janë të gabuara, jo-amerikane dhe duhet të ndalen”, shtoi ai.

Masat vijnë pas të shtënave në Atlanta në fillim të këtij muaji, ku mbetën të vdekur tetë persona, gjashtë prej tyre gra aziatiko-amerikane.

Departamenti i Drejtësisë po planifikon gjithashtu masa të reja për të zbatuar ligjet e krimit të urrejtjes dhe për të raportuar të dhëna mbi krimet racore.

Share This Article