Biden ndërmjetësoi marrëveshjen me Izraelin, Egjipti i hap rrugën kalimit të ndihmës humanitare në Gaza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Egjipti ka hequr barrikadat e betonit pranë kufirit me Gazën, sipas AFP, duke rritur shpresat se ndihma e nevojshme për palestinezët e bllokuar në Gaza mund të mbërrijë së shpejti.

Izraeli ka refuzuar të hapë kufijtë e tij me Gazën, por presidenti i SHBA-së Joe Biden ndërmjetësoi një marrëveshje për të lejuar ndihmën përmes kalimit Rafah me Egjiptin, e vetmja rrugë për në territorin që nuk kontrollohet nga izraelitët. Ndihmat humanitare janë grumbulluar, por asgjë nuk ka kaluar ende në Gaza.

Transmetuesi shtetëror egjiptian al-Qahera News kishte raportuar se vendkalimi Rafah do të hapej të premten, por Kajro zyrtar tha se i duhej më shumë kohë për të përgatitur rrugët.

Presidenti amerikan Biden arriti një marrëveshje për të lejuar 20 kamionë me ndihma, por marrëveshja erdhi me kushte të rrepta nga Izraeli, pasi ndihma duhet të shkojë vetëm për civilët dhe të mos bjerë në duart e militantëve të Hamasit.

Izraeli kërkoi gjithashtu që ndihma të shpërndahet vetëm në jug të Rripit të Gazës, aty ku Izraeli ka urdhëruar evakuimin e civilëve.

Share This Article