Biden në Kongres: Gati për t’iu përgjigjur sulmeve nga Irani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përgjigja amerikane në Irak “kishte për qëllim ndërprerjen e serisë së sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë dhe ndalimin e Iranit nga financimi i milicive”. Kështu shkroi presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër dërguar udhëheqësve të Kongresit amerikan. 

“Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të tjera, të nevojshme dhe të përshtatshme, për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe sulmeve të mëtejshme”, tha Biden.

Shtetet e Bashkuara kanë goditur bazat në Irak të lidhura me milicitë e mbështetur nga Irani që besohet se janë përgjegjëse për një seri sulmesh me dron që synojnë ushtarët amerikanë. Sipas Pentagonit, përgjigja e SHBA-së rezultoi me vdekjen e “militantëve të Hezbollahut” dhe “shkatërrimin e bazave të përdorura nga milicitë”.

Share This Article