Biden nënshkruan tri marrëveshjet e para në Zyrën Ovale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar tri marrëveshje në Zyrën Ovale, shkruan CNN.

Marrëveshjet e nënshkruara janë: Shpallja e Ditës së Inaugurimit, Emërimet për pozicionet e kabinetit dhe Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit.

Biden, më pas do të udhëtojë për në varrezat kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”.

Me Biden do të jenë edhe ish presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Demokrati Joe Biden sot bëri betimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. 

Share This Article