Biden njofton planin kundër përshkallëzimit të dhunës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tolerancë zero për trafikantët e armëve, mbështetje e mjeteve dhe burimeve federale për policinë lokale dhe rritje e shërbimeve dhe mundësive të punësimit për të rinjtë për të ndihmuar rehabilitimin social të tyre, janë disa nga masat e strategjisë që presidenti amerikan, Joe Biden do të njoftojë sot për t’u përballur me përshkallëzimin e krimit dhe dhunës me armë gjatë një viti e gjysmë.

”Ka një rritje të papranueshme të krimit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

”Në vitin 2020 vrasjet u rritën me 30%, sulmet me armë në qytetet e mëdha me 8% dhe numri i vrasjeve në tremujorin e parë të këtij viti u rrit 24%”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu kujton se presidenti vazhdon të kërkojë nga Kongresi të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur kundër asaj që ai e quajti “epidemia e armëve”.

Share This Article