ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 1 hour ago
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar 2 hours ago
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij 2 hours ago
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 2 hours ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Biden: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi kërkon kompromise të vështira

albnews by albnews
21 April, 2021
in Bota, Kosova
0
Biden: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi kërkon kompromise të vështira
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i SHBA-së Biden u shpreh në një letër dërguar Presidentes së Kosovës, se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një letër dërguar Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se “SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqendrohej në njohjen reciproke”. Në këtë linjë Biden thotë se për sigurimin e paqes së qëndrueshme nevojitet dialog produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

RelatedPosts

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Fleksibilitet dhe kompromise të vështira

Sipas presidentit amerikan rruga për arritjen e këtij qëllimi është e vështirë dhe kërkohet fleksibilitet. “Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësor për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet , dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap”, thotë Joe Biden.

Partneritet i rrënjosur

Presidenti i SHBA-së më tej në letër shkruan se “partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani për prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike”.

Presidenti Biden në letrën e tij, ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve duke vënë theksin edhe te raporti personal i familjes Biden me Kosovën. Në këtë linjë Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Edhe BE kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut

Një javë më parë ndërkaq, edhe Komisionieri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, i shkroi një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilën i kërkoi vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë. Sipas Varhelyi, kthimi i perspektivës evropiane në realitet për Kosovën kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë dhe normalizim raportesh mes dy vendeve.

“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj kërkon po ashtu vazhdim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve me Serbinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe për përmirësim të bashkëpunimit rajonal”, shkroi në letër Varhelyi.

Kurti: I gatshëm për dialog me Serbinë, por jo prioritet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, disa herë e ka potencuar se ai është i gatshëm për dialog me Serbinë, por nuk e ka ndër prioritet e tij. Prioritetpër të është përballja me pandeminë, drejtësinë dhe mirëqenien sociale. Por, Bashkimi Evropian dialogun me Serbinë e sheh si prioritet për punët e jashtme të Kosovës. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që nuk përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, ka thënë Peter Stano. Sipas tij, “BE-ja dhe shtetet anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara tyre për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”.

Sidoqoftë, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, në vizitën e tij të fundit në Prishtinë në fillim të marsit pati thënë se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

20 November, 2025
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

20 November, 2025
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 November, 2025
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result