Biden: Pandemia Covid-19 ka mbaruar, askush nuk mban më maskë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi OBSH-ja deklaroi disa ditë më parë se pandemia është drejt fundit, një tjetër konfirmim vjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. Në një intervistë për CBS News presidenti amerikan u shpreh se pandemia ka mbarua, por ka ende një shumë punë për të bërë.

“Pandemia ka mbaruar. Ne kemi ende një problem me Covid. Kemi ende shumë punë për të bërë, por pandemia ka mbaruar. Nëse e vini re, askush nuk mban më maskë. Të gjithë duket se po ecin shumë mirë, dhe unë gjithashtu mendoni se gjërat po ndryshojnë”.

Megjithatë, shtypi amerikan ngadalëson ritmin duke kujtuar se autoritetet shëndetësore amerikane ende raportojnë mesatarisht rreth 400 vdekje që i atribuohen Covid-19 çdo ditë.

Share This Article