Sen. Bernie Sanders i dha fund dje fushatës së tij presidenciale, duke ia lënë të hapur rrugën kandidatit Joe Biden drejt nominimit demokrat dhe përballjes me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Sanders bëri njoftimin nëpërmjet telefonatës me stafin e tij. Sanders pati një performancë të fortë në tre shtetet e para që votuan në muajin shkurt, derisa, në ditën e fundit të shkurtit, Biden arriti një fitore të thellë në Karolinën e Jugut. Kjo ccoi në konsolidim të votuesve të moderuar rreth Biden. Fushata përfundon tani, ndërsa vendi vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit, e cila ndaloi fushatat personale për Sanders dhe Biden dhe ka bërë që shumë shtete të vonojnë zgjedhjet e tyre parësore. (CNN)