Video/ Biden përpiqet të shqiptojë emrin e Sunak, në fund e quan Rashi Sanuk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke dashur të urojë 42-vjeçarin Sunak, me origjinë indiane, për marrjen e detyrës së re, presidenti demokrat i SHBA-së e quajti kryeministrin e ri “Rashi Sanuk”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë. Gjatë fjalimit ai ka dashur të urojë kryeministrin e ri britanik mirëpo e quajti Rashi Sanuk në vend të Rishi Sunak.

“Ishte vërtet një moment poshtërues për Shtëpinë e Bardhë duke e shqiptuar gabim emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar”.

Presidenti amerikan po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë për të festuar festën indiane të Diwali (“festa e dritës” siç e quajnë hindusët).

Duke dashur të urojë 42-vjeçarin Sunak, me origjinë indiane, për marrjen e detyrës së re, presidenti demokrat i SHBA-së e quajti kryeministrin e ri “Rashi Sanuk”.

Joe Biden ishte i shpejtë për të lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar por nuk arriti të shqiptojë saktë emrin e tij. Gabimet e pakta verbale të presidentit amerikan, të kombinuara me mënyrën se si ai lëviz në daljet publike sikur i ka humbur ato, po ushqejnë thashethemet për gjendjen e tij mendore ndërsa zgjedhjet afatmesme i afrohen vendit të tij.

Share This Article