Biden: Plani ynë do të ulë numrin e amerikanëve të pavaksinuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plani ynë i ri kundër Covid-19 do të zvogëlojë numrin e amerikanëve të pavaksinuar, shtrimet në spital dhe vdekjet, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.

”Ne do t’i lejojë fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do ta mbajmë ekonominë tonë të fortë duke e lënë biznesin të hapur”, theksoi ai, në një postim të publikuar në  Twitter.

“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të shpëtuar jetë dhe për të mposhtur këtë virus”, përfundon udhëheqësi amerikan.

Shtrëngimi i Biden për vaksinat ndezi zemërimin e republikanëve amerikanë, të cilët dje sulmuan presidentin demokrat.

”Detyrimi që bën Biden është antikushtetues”, theksoi kongresmeni konservator, Thomas Massie.

Share This Article