Biden porositë spektrin politik në Kosovë që të jenë unik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në Mynih, ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, ku është vlerësuar se SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së. HTH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply