Biden premton vaksinim falas kundër COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kur të gjendet një vaksinë e sigurtë dhe efektive ajo duhet të jetë pa pagesë për të gjithë, janë apo nuk janë të siguruar”, tha Biden

Kandidati demokrat që garon për president të SHBA-së, Joe Biden premtoi se vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëhet falas nëse ai zgjidhet.

Biden vetëm pak kohë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, njoftoi planin e tij për luftën kundër pandemisë në Washington. “Kur të gjendet një vaksinë e sigurtë dhe efektive ajo duhet të jetë pa pagesë për të gjithë, janë apo nuk janë të siguruar”, tha ai.

Biden tha se do të bisedojë një nga një me guvernatorët në të gjitha rajonet dhe do t’i pyes se për çfarë mbështetjeje kanë nevojë. Ai theksoi se edhe nga Kongresi Amerikan do të kërkojnë që deri në fund të muajit janar të paraqitet një projektligj për të zgjidhur problemet e shëndetësisë publike dhe ato ekonomike.

Kandidati demokrat njoftoi se nga gunernatorët do të kërkojë që ta bëjnë të detyrueshme maskën dhe se do të formohet një plan kombëtar testimi për kryerjen e 7 milionë testeve në ditë.

Në SHBA, vendi më i prekur nga pandemia, numri i rasteve ka tejkaluar shifrën 8.7 milionë ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 mbi 229 mijë.

Share This Article