Biden pret Johnson, shanse të pakta për një ujdi tregtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden, priti në zyrën ovale kryeministrin britanik, Boris Johnson. Biseda mes liderëve u përqendrua në rreziqet që sjellin ndryshimet klimatike, gjetja e gjuhës së përbashkët për tregtinë dhe marrëveshjen e re për sigurinë me Australinë.

Biden dhe Johnson vlerësuan marrëdhënien e mrekullueshme SHBA-Britani, megjithatë presidenti amerikan zbehu shpresat për një ujdi të tregtisë së lirë post Brexit. Qeveria britanike e konsideron të domosdoshme dhe thelbësore arritjen e një marrëveshjeje në këtë drejtim.

 Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Johnson falënderoi Biden për heqjen e tarifave për importimin e mishit pas shpërthimit të një sëmundjeje në Britani, vitin e kaluar. Ndërkohë, të dy liderët vlerësuan paktin e arritur me Australinë për ndërtimin e nëndetësve bërthamore, pavarësisht se ishte në dëm të Francës.

Share This Article