Biden pret të mërkurën Trump në Zyrën Ovale/ Zbulohen detaje, Melania Trump pritet të anashkalojë takimin me Jill Biden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Melania Trump mund të mos marrë pjesë në takimin tradicional të Shtëpisë së Bardhë me zonjën e parë, Dr. Jill Biden, shkruan CNN.

Sipas burimeve shkak dyshohet të jetë bërë libri i Melania Trump. Biden i bëri Trump ftesën e zakonshme javën e kaluar dhe sipas asaj që shkruan CNN, ata priten të takohen në Zyrën Ovale, një takim simbolik në mënyrë që t’i tregohet botës një tranzicion paqësor të pushtetit.

Në vitin 2020, Biden i bëri sërish ftesë Trump për një takim, por nuk u pranua nga republikani pasi kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale me një rezultat të thellë ndaj demokrates Kamala Harris. Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Harris pranoi humbjen dhe uroi Trump për fitoren, duke premtuar një tranzicion të qetë pushtetesh.

Share This Article