• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Biden prezanton emërimet e kabinetit të tij

Biden prezanton emërimet e kabinetit të tij

by albnews
24 November, 2020
in Bota
0
3
VIEWS

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendës sekretarin e shtetit Antony Blinken në krye të Departamentit të Shtetit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë “të gatshme të udhëheqin” përsëri në skenën globale pasi ai të vijë në Shtëpinë e Bardhë në janar, duke u zotuar se Amerika do të punojë me aleatët jashtë vendit.

Biden sinjalizoi se synon t’i largojë Shtetet e Bashkuara nga motoja unilateraliste “Amerika e Para” e ndjekur nga Presidenti Donald Trump.

“Është një ekip që pasqyron faktin se Amerika po rikthehet, gati për të udhëhequr botën, jo për t’u tërhequr prej saj,” tha Biden.

Politika e jashtme amerikane nën administratën Biden ka të ngjarë të përqendrohet në një qasje shumëpalëshe dhe diplomatike që synon të riparojë marrëdhëniet e Uashingtonit me aleatët kryesorë dhe të ndjekë rrugë të reja për çështje të tilla si ndryshimi i klimës.

Biden tha se ishte befasuar nga telefonatat me udhëheqësit botërorë për faktin “se sa me padurim po presin ata që Shtetet e Bashkuara të afirmojnë rolin e tyre historik si udhëheqës global kudo në Paqësor, Atlantik dhe në të gjithë botën.”

Zyrtarët e përzgjedhur, shumica e të cilëve do të kërkojnë konfirmimin e Senatit, u paraqitën me Zotin Biden dhe me Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris në një aktivitet të organizuar për këtë qëllim në Uilmington të shtetit Delauer.

Antony Blinken ka lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama.

Biden tha se përzgjedhja nga e tij e Antony Blinken, do të rikthejë moralin dhe besimin në Departamentin e Shtetit, që përgjigjet për marrëdhëniet diplomatike të vendit.

Ndër emërimet e tjera për kabinetin e presidentit të ardhshëm Joe Biden, janë Linda Thomas-Greenfield, ish-ndihmës sekretare shteti, si ambasadore amerikane në OKB dhe Jake Sullivan si këshilltar i sigurimit kombëtar.

Thomas-Greenfield, afrikano-amerikane, është eksperte e politikave ndaj Afrikës dhe ka qenë në post të lartë gjatë administratës Obama.

Biden përzgjodhi gjithashtu zotin Alejandro Mayorkas për të kryesuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe ish Senatorin John Kerry si i dërguar i posaçëm i Presidentit për klimën.

Avril Haines u emërua drejtore e inteligjencës kombëtare, gruaja e parë që do të shërbente në një rol të tillë. Ajo ka qenë nëndrejtore e CIA’s nga viti 2013 në 2015 dhe gjithashtu zv / këshilltare e sigurimit kombëtar.

Janet Yellen, ish kryetare e Rezervës Federale pritet të emërohet si Sekretare e Thesarit.

Megjithëse nuk janë të njohur gjerësisht nga publiku amerikan, ish-zyrtarët Blinken dhe Sullivan e kanë ndihmuar Biden të hartojë strategjinë që do të përfshijë afrim të menjëhershëm me aleatët e Amerikës, pasi lindën antagonizma nga politika e Presidentit Trump “Amerika, e Para”. Strategjia e administratës së ardhshme demonstron gatishmërinë për t’iu përgjigjur bashkarisht problemeve globale, si pandemia dhe krizave ekonomike.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden është zotuar ta rikthejë vendin në marrëveshjen bërthamore me Iranin, nëse Teherani rifillon respektimin e termave; rikthim në Paktin e Parisit për klimën; anulimin e planeve për daljen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe anulimin e rregullores ekzistuese që nuk lejon mbështetjen me fonde federale të grupeve bamirëse që diskutojnë abortin. Këto masa do të anulonin politika të administratës Trump dhe disa prej tyre pritet të hyjnë në fuqi shumë shpejt pas inaugurimit të residentit të ardhshëm më 20 janar.

Në fjalën e tij të martën, presidenti i zgjedhur Biden u bëri thirrje senatorëve të konfirmonin të emëruarit e tij mbi një bazë dy-partiake, një njohje e nënkuptuar kjo e pengesave që Senati, i kontrolluar nga republikanët, mund t’i nxjerrë administratës së tij.

Presidenti i zgjedhur ndau vizionin e tij për një politikë të jashtme të bazuar mbi një rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në botë dhe mbi forcimin e aleancave në rajonin Azi-Paqësorit.

“Diplomat mes Diplomatësh”

Blinken, 58 vjeçar, ka ngritur prej kohësh nevojën që SHBA të marrë një rol udhëheqës në botë, duke komunikuar e bashkëpunuar me aleatët, përndryshe atë rol do ta marrin vende si Kina, që kanë interesa krejt ndryshe.

“Megjithëse mund të duket si barrë nganjëherë, alternativa, për sa u përket interesave dhe jetëve të amerikanëve, do të ishte shumë më e keqe,” tha Blinken në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters në tetor.

I pyetur nëse SHBA mund të dëshmojë përmirësim me Blinken në postin e sekretarit të shtetit, në vend të zotit Mike Pompeo, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian e anashkaloi pyetjen duke thënë se nuk komenton për çështje të brendshme amerikane. Ai nënvizoi se Kina është e gatshme për përmirësim në komunikimin me SHBA.

Blinken nënvizoi se Kina ishte e gatshme të përmirësonte komunikimin, të forconte bashkëpunimin dhe të adresonte mospajtimet me SHBA.

Persona që e kanë njohur nga afër Blinken, e quajnë “diplomat mes diplomatësh”, me një të folur të qetë, por me njohuri të forta mbi praktikat e detajet e politikës së jashtme.

Pasi kandidatja demokrate Hillary Clinton humbi zgjedhjet presidenciale në 2016, zoti Blinken ishte një ndër themeluesit e grupit konsulent WestExec Advisors që ofron këshilla mbi rreziqet gjeopolitike.

Blinken, i diplomuar si jurist, hyri në politikë në vitet 1980, duke ndihmuar për grumbullim fondesh kandidatin demokrat në zgjedhjet presidenciale, Michael Dukakis. Ai ishte një ndër ekspertët për përgatitjen e fjalimeve të ish-presidentit Bill Clinton si dhe më pas një ndër këshilltarët për sigurinë kombëtare. Gjatë administratës Obama, ai punoi për të kufizuar numrin e trupave amerikane të dislokuara në pjesën më të madhe të misioneve jashtë vendit.

Gjatë fushatës së Biden, ai ka qenë një ndër këshilltarët e tij më të ngushtë, edhe për tema përtej politikës së jashtme. Ai njihet si person i besuar i Biden, pasi ka punuar me të që në përpjekjet e tij të pasuksesshme për të konkurruar për president në 2008. Në fillim të mandatit të Biden si nënpresident, Antony Biden punoi si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare dhe si drejtor i stafit për Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë gjatë kohës që Biden ishte kryetar i këtij komisioni.

Jake Sullivan ka punuar më parë si këshilltar i Biden për sigurinë kombëtare, gjatë kohës kur ai ishte nënpresident. 43-vjeçari që është diplomuar në universitetin Yale, ka qenë po ashtu pjesëmarrës në programin prestigjioz Rhodes në Universitetin e Oksfordit dhe ka marrë emër se di të zgjidhë punë prapa skenave. Sullivan ishte pjesë e bisedimeve përmes kanaleve jozyrtare dhe manovrave që çuan në marrëveshjen e vitit 2015 me Iranin, e cila u anulua nga Presidenti Trump.

Sullivan kishte në portofolin e tij një numër temash të politikës së jashtme e të brendshme, përfshirë probleme të shëndetit publik dhe përgjigjen ndaj goditjes së ekonomisë nga pandemia dhe u bë shumë shpejt pjesë e ekipit të tranzicionit për presidentin e zgjedhur Biden.

Previous Post

Turqia i reagon ashpër Gjermanisë për veprimin ndaj anijes turke

Next Post

SHBA, kongresitia republikane bën kërkesë për të marrë armën me vete

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
SHBA, kongresitia republikane bën kërkesë për të marrë armën me vete

SHBA, kongresitia republikane bën kërkesë për të marrë armën me vete

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM