Biden: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në shkurt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston një “mundësi e veçantë” që Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm.

Rusia ndërkohë thotë se sheh “pak terren për optimizëm” në zgjidhjen e krizës pasi SHBA-ja hodhi poshtë kërkesat kryesore të Rusisë.

Grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka ngjallur frikën e një pushtimi. Mirëpo, Rusia mohon se po planifikon një sulm.

Presidenti amerikan i bëri komentet në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten.

“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në shkurt”, ka thënë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.

“Këtë e ka thënë publikisht dhe për këtë kemi paralajmëruar me muaj të tërë”, ka shtuar ajo.

Gjatë bisedës së tyre, Presidenti Biden “ripohoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, për t’u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton Ukrainën”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Zelensky ka thënë se ata “diskutuan përpjekjet e fundit diplomatike për de-përshkallëzimin dhe ranë dakord për veprime të përbashkëta për të ardhmen”.

Axios, duke cituar burime të paidentifikuara, sugjeroi që të dy nuk ishin dakord se sa i menjëhershëm ishte kërcënimi. Disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se Rusia mund të presë që toka në Ukrainë të ngrijë në mënyrë që ata të mund të lëvizin me pajisje të rënda.

Share This Article