Biden: Së shpejti trupat amerikane në Evropën Lindore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan të dislokojnë trupa shtesë në Evropën Lindore, pasi vendet e NATO-s kërkojnë të rrisin praninë e tyre si pjesë e një përplasjeje të mundshme me Rusinë.

Biden tha dje se do të lëvizte trupat amerikane në rajon “në një të ardhme të afërt”, pa dhënë më shumë detaje mbi numrat e mundshëm.

Biden urdhëroi të hënën që 8 500 ushtarë të viheshin në gatishmëri të shtuar, në mënyrë që ata të mund të dislokoheshin me shpejtësi nëse do të ishte e nevojshme.

Ai theksoi se ishte një masë paraprake për të adresuar shqetësimet e anëtarëve të Evropës Lindore të NATO-s.

Ai tha se asnjë ushtar amerikan nuk do të dërgohej në Ukrainë.

Dhjetëra mijëra trupa amerikane janë zakonisht të stacionuara në Evropë, përfshirë rreth 35 000 në Gjermani.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin tha më herët të premten se nuk kishte ende urdhër për dërgimin e trupave.

Share This Article