Presidenti amerikan sërish ka tërhequr vëmendjen me lëvizjet gjatë takimeve me liderët botëror.
Joe Biden mbrëmë priti kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë, disa muaj pasi shprehu skepticizëm për ardhjen e krahut të djathtë në krye të qeverisë të Italisë.
Lideri amerikan duke e mirëpritur kreun e qeverisë italiane në Zyrën Ovale kishte një kërkesë para fillimit të bashkëbisedimit mes tyre, raporton dailymail.
“Shpresoj se do të sillesh mirë me mua”, dëgjohet duke thënë 80-vjeçari, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek 46-vjeçarja.
Shtëpia e Bardhë e konsideron si partnere të fortë kryeministren në ndihmën që po i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.
Ndryshe, Italia me Melonin ka shprehur gatishmërinë për ta tërhequr Italinë nga Iniciativa e Kinës, “Belt and Road”.