Biden zgjedh 7 gra për të udhëhequr zyrën për komunikim në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamela Harris, për herë të parë në historinë e vendit kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara për komunikimet me median.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi dhe aktualisht është pjesë e ekipit të tranzicionit.

 Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron të gjitha pikëpamjet e vendit.

Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne.

Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është “një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer” dhe do ta mbante vendit te sigurt.

Por, ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij Major.

Gjatë ditës së sotme presidenti i zgjedhur do të marrë njoftimin e parë presidencial, një përmbledhje tepër sekrete çka bëhet e mundur, pasi një javë më parë Trump ra dakord që të niste procesi i tranzicionit.

E megjithatë pretendimet e Trump për manipulim zgjedhjesh vazhdojnë, edhe pse në Uisconsin dhe Pensilvani ato u hodhën poshtë.

Share This Article