Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rritjes së sulmeve të armatosura dhe vrasjeve, Biden shpalosi politikën e administratës në luftën kundër dhunës së armatosur

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi politikat e tij të reja për të parandaluar dhe luftuar krimet me armë në vend dhe për të garantuar sigurinë publike.

Pas rritjes së sulmeve të armatosura dhe vrasjeve kohët e fundit në vend, Biden në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi politikën e administratës në luftën kundër dhunës së armatosur.

Duke vënë theksin se aktualisht kanë bërë shumë investime për rritjen e fondeve ndaj policive lokale, punonjësve socialë, avokatëve dhe se do të vazhdojnë këto politika, Biden i bëri thirrje Kongresit të transferojë fondet e miratuara departamenteve të policisë.

Biden i ripërsëriti Kongresit thirrjen e tij për të miratuar projektligjin për ndalimin e armëve gjysmë automatike. “Nuk e humbas asnjëherë shpresën”, tha ai.

Presidenti amerikan theksoi se në kuadër të politikave të reja do të punojnë për të ri-integruar në shoqëri ata të cilët janë dënuar më parë. “Ne dëshirojmë që njerëzit të mbajnë në dorë profesion, jo armë”, shtoi Biden.

Share This Article