Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se paraardhësit të tij, Donald Trump, nuk duhet t’i ofrohen njoftimet e inteligjencës për shkak të qasjes dhe joseriozitetit.
Shtetet e Bashkuara kanë një traditë që ish-presidentët të informohen për çështjet kryesore të sigurisë, por Bideni ka thënë se kjo mundësi nuk duhet t’i ofrohet Trumpit, për shkak të rrezikut se mund t’i publikojë këto informacione.
“Unë nuk mendoj se ai nuk duhet të informohet nga inteligjenca”, ka thënë Biden.
Presidenti demokrat ka thënë se Trumpit nuk duhet t’i besohen informacionet e klasifikuara. Ka shtuar se këto informacione ish-presidenti nuk mund t’i mbajë vetëm për vete.
Kjo është hera e parë që një ish-president përjashtohet nga rrjeti i informacioneve për çështjet kryesore të sigurisë.
Ish-presidenti Trump gjatë mandatit të tij pati probleme me zyrtarët e inteligjencës dhe i ndërroi gjashtë drejtorë të inteligjencës kombëtare.
Trumpi, si president, vuri në dyshim raportet e agjencive amerikane të inteligjencës se Rusia kishte ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.
Ai gjithashtu kishte kritikuar shefat e inteligjencës se ishin shumë pasivë në lidhje me Iranin.