ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 8 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 11 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 11 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 11 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bideni kërcënon Putinin

albnews by albnews
12 February, 2022
in Bota
0
Bideni kërcënon Putinin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë bisedës telefonike që kanë zhvilluar të shtunën, presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërcënuar atë rus, Vladimir Putin, duke ia bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme për çfarëdo skenari, nëse Rusia vazhdon me planin e saj për pushtimin e Ukrainës.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, Bideni i ka thënë Putinit se pushtimi rus i Ukrainës do të sillte vuajtje e do të dobësonte pozitën e Rusisë. Bideni ia ka tërhequr vërejtjen Putinit se do të ketë çmim të rëndë për Rusinë nëse pushton Ukrainën.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Sipas njoftimit, Bideni “ia ka bërë të qartë Putinit se përderisa SHBA-ja është e fokusuar për t’u angazhuar në diplomaci me aleatët dhe partnerët e saj, është po aq e përgatitur edhe për skenarë të tjerë”.

Në njoftim theksohet se Bideni ka kërkuar nga Putini që të angazhohet në diplomaci e shtensionim të situatës.

Në anën tjetër, Yury Ushakov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar bisedën telefonike të liderit rus me atë amerikan, Joe Biden, si “të balancuar” dhe “afariste”, por ka shtuar se SHBA-ja dhe NATO-ja nuk i kanë adresuar shqetësimet kryesore të Rusisë për sigurinë.

Ushakov ka thënë se biseda zuri vend “në atmosferë të histerisë për pushtimin e supozuar të Ukrainës nga Rusia, nga zyrtarët amerikanë”.

“Histeria ka arritur kulmin”, ka thënë ai.

Sipas Ushakovit, Bideni i ka thënë Putinit se është i përkushtuar për “rrugën diplomatike dhe ka paraqitur një sërë konsideratash se si i sheh adresimin e shumë shqetësimeve të Rusisë”.

Megjithatë, sipas Ushakovit, Putini ka thënë se Perëndimi i ka injoruar shqetësimet kryesore të Rusisë për sigurinë, duke thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj e kanë “fryrë” Ukrainën me armatim të ri dhe kanë inkurajuar provokimet nga forcat ukrainase në rajonin e Donbasit dhe në Krime.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result