ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 2 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 2 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 2 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 2 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bideni mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Trumpi

albnews by albnews
21 January, 2021
in Bota
0
Bideni mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Trumpi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Joe Biden, i ka kërkuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, gjë që ai e ka pranuar, bëri të ditur një burim i zbatimit të ligjit për agjencinë Reuters.

Wray ishte shpesh në shënjestër të ish-presidentit Donald Trump për shkak të refuzimit të tij për të mbështetur pretendimet e rreme për manipulime në zgjedhjet e 3 nëntorit.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Vendimi i Bidenit për të mbajtur Wrayn si shef të Byrosë Federale të Hetimit u mirëprit nga kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, një kritik i mënyrës se si Trumpi i ka trajtuar çështjet e zbulimit.

“Christopher Wray u bë drejtor i FBI-së në një moment turbullirash të jashtëzakonshme që kishin përfshirë byronë dhe vendin. Ai ka shërbyer me profesionalizëm dhe integritet të madh. Jam i lumtur që presidenti Biden synon ta mbajë në detyrë Wrayn”, tha zoti Schiff.

Schiff tha se mezi priste të punonte me Wrayn për të analizuar “dështimin e operacioneve të zbulimit e sigurisë në raport me sulmin e 6 janarit ndaj Capitolit dhe nevojën për të zgjeruar në mënyrë dramatike vëmendjen dhe burimet financiare ndaj kërcënimit që paraqet terrorizmi i brendshëm”.

Shtatorin e kaluar, Wray u tha ligjvënësve të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet presidenciale, duke përhapur të pavërteta ndaj kandidatit Joe Biden.

Wray shtoi gjithashtu se FBI-ja po kryente hetime të shumta ndaj ekstremistëve të dhunshëm të brendshëm dhe se “pjesa” më e madhe e hetimit përfshinte grupe supremaciste të bardha.

Lidhur me Kinën, Wray tha se FBI-ja hapte “çdo 10 orë” një hetim të ri kundërzbulimi ndaj Pekinit.

Christopher Wray u betua në 2 gusht 2017 për një mandat 10 vjeçar në krye të FBI-së. Rrjeti televiziv CNBC ishte që i pari që njoftoi vendimin e Presidentit Biden për ta mbajtur atë në krye të Byrosë Federale të Hetimit./Voa/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result