Bideni ndalon investimet amerikane në ushtrinë dhe teknologjinë kineze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ua ndalon kompanive amerikane investimin në dhjetëra kompani kineze të dyshuara për lidhje me sektorët e mbrojtjes dhe teknologjisë së vëzhgimit.

Thesari i Shteteve të Bashkuara do ta përditësojë vazhdimisht listën e kompanive në të cilat ndalohen investimet. Fillimisht, në këtë listë ndodhen rreth 60 kompani, shkruan The Guardian.

Urdhri i ri i ndalon edhe blerjen apo shitjen e produkteve të sigurisë me këto kompani dhe e zëvendëson listën e mëhershme të Departamentit të Mbrojtjes.

Në dokument thuhet se ndalohet që kompanitë amerikane ta përkrahin kompleksin ushtarak kinez si dhe programet zhvillimore të inteligjencës dhe sigurisë. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 2 gushti i këtij viti.

“Ne presim plotësisht që në muajt e ardhshëm do të shtojmë edhe kompani të tjera në kufizimet e urdhrit ekzekutiv”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Ky vendim i Shtëpisë së Bardhë është pjesë e një vargu hapash të presidentit Biden për t’iu kundërvënë Kinës, përfshirë forcimin e aleancave me perëndimin.

Share This Article