Bideni s’e ndryshon politikën e Trumpit, e vazhdon dëbimin e imigrantëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata e Bidenit ka thënë se do ta vazhdojë për afat të pacaktuar politikën e periudhës së ish-presidentit Trump që i lejon autoritetet për t’i dëbuar shpejt imigrantët pa dokumente.

Politika e njohur si “Title 42” ka për qëllim që ta parandalojë përhapjen e koronavirusit në qendrat e mbajtjes, thonë zyrtarët. Sidoqoftë, nga kjo praktikë janë të përjashtuar fëmijët dhe disa familje.

Që nga fillimi i zbatimit të kësaj politike vitin e kaluar, së paku 940.000 janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim erdhi në kohën kur po vazhdon fluksi i imigrantëve në kufirin amerikan. Vetëm në muajin korrik janë paraqitur rreth 210.000 persona që po mundohen të futen në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një deklarate, Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se politika do të mbetet në efekt derisa përhapja e Covid-19 nga personat që nuk kanë shtetësi të ndalojë së qenuri rrezik serioz për shëndetin publik.

Njoftimi nxiti reagime të ashpra nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të imigrantëve, të cilat e akuzuan ekipin e Bidenit për përkrahje të politikave anti-imigruese të Donald Trumpit.

Unioni Amerikan i Lirive Civile dhe disa grupe të tjera kanë thënë se do t’i drejtohen gjykatës rreth përdorimit të politikës “Title 42” nga presidenti amerikan.

Share This Article