ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 4 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 4 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 4 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 8 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bidenit i bëhet thirrje të shtyjë afatin e tërheqjes së trupave nga Afganistani

albnews by albnews
4 February, 2021
in Bota
0
28 të vrarë nga një shpërthim në Afganistan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një raport i ri, i hartuar nga Kongresi, i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, që të mos ketë majin si afat të fundit për tërheqje të trupave të mbetura ushtarake në Afganistan.

Në raportin e publikuar më 3 shkurt, Grupi për Studim të Afganistanit ka rekomanduar mbajtjen e trupave amerikane në këtë shtet, “në mënyrë që t’i japë procesit kohë të mjaftueshme për të prodhuar rezultat të pranueshëm”.

RelatedPosts

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Grupi për Studim të Afganistanit është panel që funksionon në kuadër të Institutit të Paqes në Shtetet e Bashkuara.

Në raport, paneli ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë interes të madh që Afganistani të mos “kthehet sërish në strehë të sigurt për terroristët”.

Sipas marrëveshjes së shkurtit të vitit të kaluar, të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara bashkë me talibanët, Washingtoni është zotuar për të reduktuar në zero numrin e trupave që ka në Afganistan deri në maj të vitit 2021.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që ka bërë fushatë më 2016 për t’iu dhënë fund “luftërave qesharake dhe pafund”, në Lindje të Mesme, pati tentuar të shpejtonte procesin e zvogëlimit të trupave në muajin nëntor.

Pentagoni ka thënë më 28 janar se tërheqja e trupave amerikane në Afganistan do të jetë në përputhje me përkushtimet e bëra nga talibanët për të zbatuar marrëveshjen e arritur më 2020.

“Talibanët nuk kanë jetësuar përkushtimet e tyre”, ka thënë sekretari për media i Pentagonit, John Kirby.

Ai ka shtuar se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, është duke rishikuar këtë çështje dhe ka diskutuar për të ardhmen në këtë shtet bashkë me aleatët e NATO-s.

Në raportin e publikuar më 3 shkurt, paneli ka bërë thirrje edhe për mbështetje amerikane në institucionet afgane, duke përfshirë institucionet e sigurisë, “ndërkohë që vazhdon të ekzistojë mesazhi ndaj partnerëve afganë se mbështetja amerikane nuk është e pafundme dhe se varet nga përparimi që bëhet në bisedimet për paqe”. \ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result