ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 19 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 19 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 19 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 19 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 20 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bie besimi i Malit të Zi te Bashkimi Evropian, ja arsyet

albnews by albnews
22 September, 2025
in Bota
0
Bie besimi i Malit të Zi te Bashkimi Evropian, ja arsyet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në Bashkimin Evropian ra brenda gjashtë muajsh për 14 për qind – nga 83% në 69%, treguan rezultatet e një studimi të publikuar në fillim të shtatorit, i cili u krye për nevojat e Komisionit Evropian.

Delegacioni i BE-së në Mal të Zi tha për Radion Evropa e Lirë se janë vënë re “disa luhatje”, të cilat mund t’i atribuohen një ndryshimi të lehtë në metodologjinë e pyetësorit, përcjell A2.

RelatedPosts

Danimarka njofton ‘ndryshim qëndrimi’ ndaj Palestinës

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Pavarësisht rënies krahasuar me sondazhet e fundit në Mal të Zi, pjesa e qytetarëve që e mbështesin anëtarësimin në BE, mbetet katër herë më e madhe se ajo e atyre që janë kundër. Mendime të ndryshme dhe luhatje në opinionin publik, përfshirë edhe për çështjen e anëtarësimit në BE, janë të zakonshme në shoqëritë demokratike”, tha Delegacioni.

Ministria e Çështjeve Evropiane i tha Radios Evropa e Lirë se mbështetja e qytetarëve malazezë për anëtarësimin në BE, ka qenë për vite me radhë e lartë – midis 70 dhe 80 për qind.

Duke komentuar gjetjet e fundit të Eurobarometrit, Ministria e Çështjeve Evropiane këmbënguli se mbështetja e qytetarëve malazezë për anëtarësimin në BE mbetet e lartë.

“Dallimet në përqindje mes sondazheve të ndryshme ekzistojnë, por ato janë kryesisht rezultat i metodologjive të ndryshme të përdorura dhe duhet të interpretohen me kujdes”, thanë nga kjo ministri.

Ata shtuan se është veçanërisht inkurajuese që më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE-së e mbështesin zgjerimin dhe e shohin Malin e Zi si anëtar të ardhshëm.

Analisti politik në Podgoricë, Zllatko Vujoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se besimi prej 69% në BE mbetet i lartë.

Sa i përket rezultatit të mëparshëm prej 83%, ai vlerëson se ishte i ekzagjeruar.

“Shikoni vetëm partitë që bëjnë Qeverinë. Një pjesë e konsiderueshme, pothuajse gjysma e partive dhe mediat e tyre zhvillojnë fushatë të heshtur antievropiane”, thotë Vujoviq.

Trendi i besimit të qytetarëve të Malit të Zi në BE

Të dhënat e Eurobarometrit nga shtatori treguan rënien e parë më të madhe të besimit në BE, që nga fillimi i matjes së kësaj kategorie.

Në vitin 2013, mbështetja ishte 57 për qind, ndërsa vitet pasuese treguan një trend rritës, me disa luhatje të vogla.

Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në BE u rrit mbi 70 për qind pas vitit 2020 dhe deri në vitin 2025 arriti në 83 për qind.

Delegacioni i BE-së tha se kjo nuk është hera e parë që niveli i mbështetjes ndryshon, por se studimi i kryer për nevojat e Komisionit Evropian, në përgjithësi, tregon një “nivel inkurajues” të mbështetjes publike për anëtarësimin në BE.

Delegacioni shtoi se qëllimi është që përfitimet e anëtarësimit në BE të bëhen konkrete dhe të dukshme për qytetarët e vendeve partnere.

“Ne i ndjekim këto trende së bashku me autoritetet malazeze dhe do të vazhdojmë t’i komunikojmë përfitimet e zgjerimit me mesazhe të qarta dhe të qëndrueshme”, tha Delegacioni evropian.

Sipas sondazhit, nëse sot do të mbahej referendum, 64% e qytetarëve të Malit të Zi do të votonin për anëtarësimin në BE.

A mund të ndikojë pushteti në rënien e besimit ndaj BE-së?

Vujoviq pyet nëse rënia e besimit të qytetarëve të Malit të Zi ndaj BE-së reflekton trendin e ngjashëm që po ndodh në Serbi.

Atje, sipas Eurobarometrit, vetëm 37% e qytetarëve shprehin besim në BE.

“Pavarësisht se sa shumë negocion [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq me BE-në dhe dërgon sinjale se është për anëtarësim, mediat në Serbi – paralelisht – kanë zhvilluar një fushatë kundër BE-së. Pikërisht ato media të Vuçiqit, të cilat dominojnë edhe në Mal të Zi, po e vazhdojnë të njëjtën fushatë edhe këtu”, thotë Vujoviq.

Ai thotë se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është në kundërshtim me interesat e Beogradit.

“Nëse e dimë se Beogradi bën gjithçka për të penguar anëtarësimin e vendeve fqinje në BE para Serbisë, atëherë është krejtësisht logjike që eksponentët e tij në Mal të Zi të zhvillojnë një fushatë të ngjashme kundër BE-së. Ajo nuk është publike, por të gjitha mediat proserbe zhvillojnë një fushatë të heshtur antievropiane”, thotë Vujoviq.

Katër nga pesë televizionet me frekuencë kombëtare në Mal të Zi kanë pronarë nga Serbia. Përjashtim bën vetëm transmetuesi publik, i cili, megjithatë, ka një staf redaktues kryesisht proserb.

Mazhoranca qeverisëse në Mal të Zi përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Millojko Spajiq, partitë e ish-Frontit Demokratik prorus që bashkëpunojnë ngushtë me Vuçiqin, Demokratët proserbë, Partia Socialiste Popullore, si dhe partitë e pakicave kombëtare shqiptare dhe boshnjake.

Vujoviq shton se, edhe pse Qeveria e Malit të Zi po avancon në procesin e integrimeve evropiane, një pjesë e madhe e saj nuk ka orientim proevropian.

“Prandaj, nuk është çudi që një pjesë e votuesve do të jetë gjithnjë e më shumë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në BE”, thotë ai.

Reagime të rralla të Qeverisë malazeze ndaj rënies së besimit

Prioritet kryesor i Qeverisë së Malit të Zi është që deri në fund të vitit 2026 t’i mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE, në mënyrë që gjatë vitit 2028 të pranohet në BE.

Deri tash janë mbyllur përkohësisht shtatë kapituj të negociatave nga gjithsej 33, ndërsa është paralajmëruar se deri në fund të vitit do të mbyllen edhe disa të tjerë.

Mali i Zi konsiderohet si vendi më afër anëtarësimit në BE krahas vendeve të tjera kandidate.

Megjithatë, përparimi po shoqërohet me rënie të përmbushjes së detyrimeve evropiane.

Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, Qeveria përmbushi 92% të detyrimeve ndaj BE-së, ndërsa këtë vit përmbushja ra në 65%.

Për rënien e besimit në BE, një pjesë e pushtetit fajëson Kroacinë.

Nga Partia e Re Demokratike Serbe e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, vlerësojnë se një nga arsyet kryesore për rënien e mbështetjes është “qëndrimi i disa shteteve ndaj Malit të Zi”.

Sipas zyrtarit të lartë të partisë në koalicionin qeverisës, Jovan Vuçuroviq, shkak janë presionet e vazhdueshme të politikanëve kroatë.

“Zagrebi zyrtar nuk dëshiron marrëdhënie të mira, por gjithçka bën për të shantazhuar dhe poshtëruar Malin e Zi. Askush në Mal të Zi nuk ndihet rehat nga provokimet e tilla. Dhe nga Brukseli nuk ka asnjë reagim ndaj një sjelljeje të tillë”, thotë Vuçuroviq.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan në vitin 2024, pasi Kuvendi i Malit të Zi – me propozim të Frontit Demokratik të Mandiqit atëkohë dhe Demokratëve të zëvendëskryeministrit Alleksa Beçiq – miratoi rezolutën për gjenocidin në Jasenovac.

Kroacia, më pas, i shpalli udhëheqësit e këtyre partive persona të padëshirueshëm dhe, si anëtare e BE-së, e pengoi Malin e Zi të mbyllte kapitullin për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Në anketën e Eurobarometrit, të anketuarit përmendën korrupsionin e përhapur, krimin e organizuar dhe situatën ekonomike si pengesa kryesore për pranimin e Malit të Zi në BE./ REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result