Bie çmimi i karburanteve në Britani të Madhe, pasi kishte arritur çmimin rekord

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rritjes rekorde, çmimi i naftës ka filluar që të shënojë rënie në Britani të Madhe. Nëntori i vitit 2020 ka qenë hera e fundit që në Britani është shënuar një nivel i ngjashëm i rënies së çmimit.

Çmimi i benzinës e arriti kulmin më 21 nëntor, kur shkoi në 1.47 funte (1.73 euro), ndërsa rekordi i të gjitha kohërave për çmimin e naftës ishte shënuar më 20 nëntor – 1.51 funte (1.78 euro), shkruan Independent.

Shoqata e Automobilave tha se rënia e çmimit erdhi pas uljes së kostos në shitjen me shumicë, pasi benzina shënoi rënie prej 12 centësh nga mesi i nëntorit.

Zëdhënësi i kësaj shoqate, Luke Bosdet, tha: “E tillë ka qenë rënia dramatike në koston e shitjes me shumicë të benzinës e naftës, saqë rënia në pompa është bërë e pashmangshme. Thjesht ka marrë shumë më shumë kohë se në vitet e fundit.”

Bosdet tha se shitësit me pakicë zakonisht e mbajnë çmimin derisa tregjet “e rrëmbejnë nismën” dhe bëjnë shkurtime, por kjo nuk ka ndodhur kësaj radhe.

“Pa atë goditje fillestare, çmimet në pompa kanë ngecur dhe ky është potencialisht zhvillim shqetësues, nëse e vendos modelin për të ardhmen”, tha ai.

Share This Article