• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, August 25, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Bie me rreth 40 për qind tregu i Serbisë në Kosovë

Bie me rreth 40 për qind tregu i Serbisë në Kosovë

by albnews
16 February, 2022
in Kosova
0
5
VIEWS

Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës.

Sipas tyre, vlera e importit të mallrave serbe në Kosovë ka qenë 450 milionë euro në vitin 2017 apo 36.8 për qind më shumë se në vitin 2021, kur ky import ka arritur në 305 milionë euro.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Odën Ekonomike të Serbisë dhe disa kompani të këtij vendi që eksportojnë në Kosovë – të tilla si Metalac, Point Group, Mladost dhe Polimark – por ato nuk kanë dashur të flasin për vlerën e eksporteve të tyre në Kosovë.

Alco Group, një ndërmarrje që përfshin disa marka prodhuesish nga Serbia si Pionir i çokollatave dhe ëmbëlsirave dhe Hisar i produkteve të frutave dhe perimeve, ka konfirmuar se eksportet e tyre në Kosovë “kanë rënë për një moment”, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

 “Për sa u përket vlerave të eksporteve [sa eksportojnë dhe a kanë pasur humbje], nuk flasim dhe kaq”, kanë thënë shkurtimisht.

Afaristë dhe qytetarë kanë thënë se pas aplikimit të taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe pastaj masës së reciprocitetit, ata nuk u janë rikthyer mallrave serbe.

Për gati dy dekada deri në vitin 2018, Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës. Gjatë një dite, ky shtet ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion eurosh. Shumica e eksporteve kanë qenë nga industria ushqimore dhe ndërtimore.

Në nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vendosur taksë doganore 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina – të dyja vende që nuk e njohin Kosovën – me qëllim të, siç ka thënë, forcimit të prodhimit vendor, të ekonomisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

Pas më shumë se një viti, taksa është zëvendësuar me reciprocitet nga Qeveria e Kosovës, e cila edhe atë kohë është udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Reciprociteti ka nënkuptuar që dokumentet përcjellëse të produkteve serbe, të lëshoheshin në përputhje me ligjet e Kosovës, gjë që ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga Serbia. Reciprociteti është hequr pas rreth 50 ditësh nga pasuesi i Kurtit në atë kohë, Avdullah Hoti.

Mbi një vit e gjysmë taksa dhe reciprocitet kanë bërë që prania e prodhimeve serbe në tregun e Kosovës të zvogëlohet gradualisht, ashtu si edhe kërkesa për to.

Sipas Doganave të Kosovës, vlera e importit nga Serbia – nga 450 milionë euro sa ka qenë në vitin 2017, ka rënë në 389 milionë euro më 2018, në 6 milionë më 2019, ndërsa është ringritur në 174 milionë më 2020 dhe në 305 milionë më 2021.

 “Para vitit 2018, para taksës, edhe unë kam blerë produkte serbe, nuk e kam shikuar prejardhjen. Pas vendosjes së taksës dhe tash, në 99 për qind të rasteve, e shikoj prejardhjen e produktit. Nëse është nga shteti i Serbisë, nuk e blej. Tash edhe i njoh produktet e tyre dhe nuk i vendos në shportë”, thotë Jasmina Hasangjekaj, një konsumatore që po furnizohej në një dyqan ushqimor në Prishtinë.

Nga zinxhiri i dyqaneve ushqimore Viva Fresh konfirmojnë se qysh pas vendosjes së taksës, “ka pasur ulje të konsumit të produkteve me origjinë nga Serbia” dhe rritje të konsumit të produkteve të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera, si Maqedonia e Veriut apo Turqia.

 “Në dyqanin tim ka rënie deri në 70 për qind të blerjes së produkteve serbe”

Fidaim Rushiti, pronar i një dyqani ushqimor në qendër të Prishtinës, thotë se kërkesat e tanishme për produkte nga Serbia nuk krahasohen me ato të viteve para 2018-së.

 “Në dyqanin tim ka rënie deri në 70 për qind të blerjes së produkteve serbe, në krahasim me vitet paraprake. Kështu që edhe unë kam zvogëluar sasinë e importit, sepse nuk kërkohen. Ato produkte, sidomos biskotat, çokollatat, keçapi, majonezi, që dikur janë shitur shumë, sot kërkohen pak”, thotë Rushiti.

Barrierave me Shqipërinë po iu vjen fundi

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se mungesa, për një periudhë, e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës, i ka drejtuar qytetarët dhe tregtarët kah zgjedhjet alternative.

Ai shton se si blerësit, ashtu edhe tregtarët ndikohen edhe nga çmimi.

“Qytetarët i dëshirojnë produktet vendore, por prapëseprapë, kur është në pyetje çmimi, i ndërrojnë ato me çfarëdo produktesh që gjenden në dyqan dhe vitrinë”, thotë Shahini.

Rritet sasia e produkteve nga Gjermania, Shqipëria…

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se nga viti 2018, sasia e produkteve gjermane në tregun kosovar është rritur për 13 për qind, e produkteve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për rreth 6 për qind dhe e atyre nga Kroacia për 3 për qind.

Përkundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve, në kuadër të bisedimeve që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia vazhdojnë të përballen me barriera të ndryshme tregtare.

Vitin e kaluar, vlera e eksportit të Kosovës në Serbi, sipas ASK-së, ka qenë 42 milionë euro, më 2020 ka qenë 30 milionë euro, ndërsa më 2019 ishte 27 milionë euro. Këto vlera janë shumë më pak se ato të eksporteve të Serbisë në Kosovë, gjatë viteve.

Kryeministri Kurti ka thënë disa herë se reciprociteti do të jetë parim, mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës, dhe se nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

 “Kosova dëshiron që reciprociteti i plotë me Serbinë të bëhet në atë mënyrë që të mos zhbëhet më”, ka deklaruar Kurti në muajin gusht të vitit të kaluar, por, deri më tash, nuk ka diçka konkrete në terren. /REL/

Previous Post

Kryemadhi publikon faturat: Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve, Klodian Zoto e Stela Bugallja paguajnë…

Next Post

Zbulohet sekreti i Southampton, çfarë ndodh midis minutës së 60’ dhe 70’ në fushë?

albnews

albnews

Related Posts

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore
Kosova

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025
Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar
Kosova

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes
Kosova

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025
Next Post
Zbulohet sekreti i Southampton, çfarë ndodh midis minutës së 60’ dhe 70’ në fushë?

Zbulohet sekreti i Southampton, çfarë ndodh midis minutës së 60’ dhe 70’ në fushë?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Akuzat për antisemitizëm, Franca thërret ambasadorin amerikan Kushner 

Akuzat për antisemitizëm, Franca thërret ambasadorin amerikan Kushner 

25 August, 2025
Zonja e Parë e Turqisë letër Melania Trump mbi krizën humanitare në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë letër Melania Trump mbi krizën humanitare në Gaza

24 August, 2025
Protestat e dhunshme në Serbi/ DW: BE dënon ashpër Beogradin, Vuçiç dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve

Protestat e dhunshme në Serbi/ DW: BE dënon ashpër Beogradin, Vuçiç dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve

24 August, 2025
Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5814 shares
    Share 2326 Tweet 1454
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2955 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2860 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2083 shares
    Share 833 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM